Rooney kritikon festimet e parakohshme të “Tre Luanëve”

0%

Shpërndaje në: Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur shqetësime për festimet e lojtarëve të Anglisë në dhomat e zhveshjes pas fitores 3:2 ndaj Meksikës. Ish-kapiteni i Anglisë komentoi edhe sjelljen e skuadrës pas ndeshjes, ku John Stones bëri edhe një shaka duke u shtirur sikur ishte i dëmtuar për të mashtruar trajnerin Thomas Tuchel.

Anglia e siguroi çerekfinalen pas fitores ndaj Meksikës. Brenda dhomës së zhveshjes te “Tre Luanët” kishte shumë entuziazëm. “Unë jam pak më i vjetër në mendësi. Një fitore të madhe e di që duhet ta shijosh, por mendoj se ishte pak herët për të festuar në atë mënyrë”, ka thënë Rooney. Ndërkohë, ish-futbollisti i njohur i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka mendim ndryshe nga Rooney.

“Si lojtar, kur kalon ndeshje të tilla ndaj një vendi organizator, me një atmosferë të tillë, duhet ta shijosh momentin. Jeta ka të bëjë me ekuilibrin, edhe futbolli ka të bëjë me ekuilibrin. Duhet të dini ta shijoni. Tani lojtarët do të rikuperohen dhe do të jenë gati për ndeshjen e radhës”, ka thënë Azpilicueta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha