Ancelotti mesazh tifozëve brazilianë

0%

“Sot dhimbja është e madhe. Por besimi në atë që po ndërtojmë mbetet i pandryshuar”, është mesazhi që trajneri Carlo Ancelotti i ka drejtuar të gjithë tifozëve të Brazilit pas eliminimit nga Kupa e Botës. Më tej, trajneri italian premton një rikthim në elitë, por gjithnjë përmes punës së përbashkët: “Ne vazhdojmë të punojmë për ekipin tonë kombëtar. Gjithmonë së bashku.

Gjithmonë Brazili!” Brazili u eliminua nga Botërori pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë, duke mos shkuar dot as në fazën çerekfinale. Një skuadër që humbi shumë nga identiteti I saj, por mungesa e talenteve duket se ndikoi në këtë rezultat. Mësohet se Ancelotti është ende në Amerikë edhe për 2-3 ditë dhe më pas do të nisë pushimet, për të përgatitur rikthimin në stol.

Ndërsa e gjithë skuadra ka marrë pushimet menjëherë pas eliminimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot