Vazhdon spektakli i Beach Volley U18!

0%

Kampionati i Kosovës në Beach Volley U18 ka hyrë në ditën e dytë të garave, ku emocionet po vazhdojnë në fushat e Beach Volley pranë Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Pas garave të vajzave, sot është radha e djemve të zbresin në rërë dhe të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës.

Pas verifikimit të ekipeve, takimit informativ dhe tërheqjes së shortit, ndeshjet kanë nisur me ritëm të lartë dhe rivalitet të madh. Gjatë ditës do të zhvillohen të gjitha përballjet, ndërsa në fund do të mësohen edhe kampionët e Kosovës në Beach Volley U18 në konkurrencën e djemve, duke përmbyllur një tjetër edicion plot energji, talent dhe volejboll cilësor.

Burimi: Bota Sot