Erina Tahiri, talentja nga Zvicra pjesë e kampit të Diasporës në

0%

Futbolli zviceran vazhdon të nxjerrë talente të shumta, jo vetëm në konkurrencën e meshkujve, por edhe te vajzat. Një nga emrat që po spikat është Erina Tahiri, mesfushore e talentuar, e cila i ka mbushur 15 vjet. Erina, me prejardhje nga Ferizaj, është pjesë e grupmoshave të klubit zviceran Concordia Basel, ku po dëshmon cilësitë e saj nga ndeshja në ndeshje.

Erina Tahiri gjatë stërvitjes Një vit më parë ajo luante për Old Boys Basel, ku mbante edhe shiritin e kapitenes. Këto ditë, Erina ndodhet në Kosovë, ku po merr pjesë në Kampin e futbollisteve të Diasporës, që po mbahet në Hajvali. Ajo është ftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për grupmoshën U-17, duke u renditur ndër futbollistet më premtuese të diasporës shqiptare.

Gjatë stërvitjeve në kamp, Erina ka lënë përshtypje shumë të mira te trajnerët dhe njohësit e futbollit. Shpejtësia, kontrolli i topit, pasimet e sakta, organizimi i lojës dhe goditjet e fuqishme janë vetëm disa nga cilësitë që e veçojnë atë. Ambiciet e saj janë të mëdha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me punë, disiplinë dhe përkushtim, Erina synon të bëhet pjesë e ekipit të parë të senioreve dhe në të ardhmen të luajë në një nga klubet më të njohura të futbollit evropian.

Zvicra ka qenë prej vitesh vatër e zhvillimit të futbollistëve shqiptarë, duke nxjerrë emra të mëdhenj si Milaim Rama, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Taulant Xhaka, Ardon Jashari, Leon Avdullahu, Albian Hajdari, Albian Ajeti, Florijana Ismaili (e ndjera), Riola Xhemaili, Alketa Rama etj.

Erina Tahiri ëndërron të ndjekë gjurmët e tyre dhe të arrijë në elitën e futbollit evropian. Ajo shprehet krenare që ka mundësinë të jetë pjesë e Kampit të Diasporës në Hajvali, ku janë mbledhur talentet shqiptare nga shtetet të ndryshme të botës. Për Erinën, kjo është një përvojë e rëndësishme që do ta ndihmojë në rrugëtimin e saj drejt realizimit të ëndrrës në nivelet më të larta.

Burimi: Bota Sot