Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj fermerit Tafë Çeku, pasi ky publikoi një dokument që lidhet me vajzën e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi e dënoi publikimin e dokumentit, duke thënë se “vetëm njerëzit e sëmurë, të paguar dhe të shitur sulmojnë fëmijët”.
Ajo theksoi se fëmijët mund të bëjnë gabime, por sipas saj, është e papranueshme që ata të sulmohen për qëllime politike. Në reagimin e saj, Matoshi akuzoi gjithashtu Çekun se po mbron “një hajn si Devolli”, duke e cilësuar veprimin e tij si të ulët dhe të neveritshëm. Postimi i Matoshit: Veç njerezit e smut, t’pagum edhe t’shitun sulmojne ne fmi.
Po, fmite edhe mujne me bo gabime, se jane fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut qe e sulmoni nje fmi pse ka bo nje gabim per veti. Ajo mundet me demtu veten, por jo si kriminel qe e demtojne nje popull. Fakti qe e sulmon nje fmi per me mbrojt nje hajn si devolli qe na ka vjedh me qindra miliona euro kallxon sa i lige je edhe ti. Jeni t’gerditshem!
