Trump arrin në Ankara për Samitin e NATO-s

0%

Pas arritjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara të Turqisë, edhe presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë – SHBA, ka arritur për Samit. Ai sapo është takuar para aeroplanit presidencial Air Force One me nikoqirin, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan i cili ka dalë për t’i uruar mirëseardhje, transmeton Telegrafi.

Që nga marrja e mandatit të dytë, Trump vazhdimisht ka lavdëruar liderin turk dhe e ka cilësuar si mik të mirë të SHBA-së si dhe një anëtarë i rëndësishëm i NATO-s.

Aeroplanët e rinj mbikëqyrës të NATO-s mund të dorëzohen brenda katër vjetësh, thotë prodhuesi Ndryshe në Samtin e Ankarasë po pritet më së shumti për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje të vendeve anëtare të Aleancës më të fuqishme. Trump vazhdimisht ka kritikuar vendet anëtare për mos shpenzim të madh në industrinë mbrojtëse duke mos e rritur pragun e kërkuar nga ai nga 3 në 5 për qind.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi