Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas asaj që e cilëson si mashtrim nga Sali Berisha lidhur me rastin e qumështit të derdhur në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do të kishte preferuar që qumështi i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njësoj siç, sipas tij, shalqiri i Myzeqesë duhet të shitet në Kosovë. “Do të doja shumë që ai qumësht i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njëlloj sikur shalqiri i Myzeqesë të shitet në Kosovë.
Duhet të jemi më të bashkuar me njëri-tjetrin. Përndryshe, bufat e kënetës në Shqipëri dhe sorrat e inkubatorit në Kosovë do të bëjnë gjithmonë dëm, sa herë t’u jepet mundësia” , shkruan Balla. Reagimi i Ballës vjen pasi ai akuzon Berishën se ka mashtruar në lidhje me rastin e qumështit të derdhur në Prishtinë, një çështje që ka nxitur debat publik.
