Në Gjykatën Komerciale ka vazhduar seanca gjyqësore mes pronarit të N.T.P “Anea Group”, Naim Berisha, dhe “ENK Invest Group”, apo siç njihet tani “Prishtina City Center”. Në seancën e mbajtur më është prezantuar plotësimi i ekspertizës financiare, për të cilën palët deklaruan se nuk kishin ndonjë pyetje apo vërejtje.
Lidhur me këtë rast, palët ishin deklaruar rreth plotësimit të ekspertizës financiare në seancën e datës . Në seancë ishte i pranishëm edhe eksperti për vlerësimin e pronës, i cili kishte përpiluar ekspertizën e tij. Ekspertiza për këtë lëmi ishte vendosur në seancën e datës .
Avokati i paditëses “Abea Group”, Granit Vokshi deklaroi se ka vërejtje në disa pika dhe e ka kundërshtuar ekspertizën nga aspekti i vlerësimit të pronës për disa arsye. Ai ka parashtruar një mori pyetjesh në drejtim të ekspertit, Besart Demaj në lidhje me përdorimin e mostrës, që sipas Vokshit, në ekspertizë është marrë viti 2012.
Vlerësimi i indeksit të kostos së ndërtimit të publikuar nga ASK, sipas avokatit nuk është marrë parasysh, siç nuk është marrë asnjë mostër e referencës e cila përkon me vitin 2026. Eksperti, Demaj i është përgjigjur se për të ardhur në këtë ekspertizë ka marrë për bazë metodën e krahasimit të drejtpërdrejtë dhe metodën e kapitalizmit të të hyrave.
“Bazuar në hulumtimet e tregut, për pronat e ngjashme, në zonat ‘Premium’ të qytetit, siç është edhe prona kontestimore, kemi konstatuar qe vlerat nga privatizimi i AKP-së, ndonëse janë të vitit 2012, përfaqësojnë më së miri vlerën e tregut të pronës, edhe pse në disa raste ose jo gjithmonë, pronat e zonave ‘Premium’, nuk i nënshtrohen lëvizjeve te tregut”- ka thënë eksperti Demaj para gjyqtarit.
Tutje ai ka thënë se referencat e Agjencinë të Statistikave të Kosovës (ASK) do të ishin relevante në rast se ekspertiza do të përpilohej edhe në bazë të metodës së kostos. Vokshi e ka pyetur ekspertin nëse zonat ‘Premium’ i nënshtrohen gjithmonë dinamikës së lëvizjeve të çmimit të tregut dhe, se nga vitit 2012 e deri në vitin 2026, a ka pasur ndryshime të konsiderueshme.
Eksperti është përgjigjur se ndryshimet e tregut ndodhin dhe kanë ndodhë në tregun e paluajtshmërive, por jo domosdoshmërish në zonat që konsiderohen si zona ‘Premium’ të qytetit.
Ndërsa gjyqtari Bekeri e ka pyetur ekspertin nëse për të ardhur deri tek vlerësimet e lokaleve si në ekspertizë, a i ka marrë për bazë nga palët kontratat e shitblerjeve të lokaleve që gjenden në objekt, e të cilat do të kishin ndikuar në përcaktimin e vlerës ndryshe nga ajo që është konstatuar.
Me të përfunduar parashtrimi i pyetjeve për ekspertin, Granit Vokshi i ka propozuar gjyqtarit, Gent Bekeri që të bëhet një ekspertizë e re me detyrat e njëjta që i ka pasë eksperti Demaj. Kurse avokati Atdhe Dika që përfaqëson “ENK Invest Group” e ka kundërshtuar propozimin që të ketë ekspertizë të re për këtë rast.
Gjyqtari Bekeri ka marrë vendim që ta kthej për plotësim ekspertizën nga lëmia e vlerësimit të paluajtshmërive. “Fillimisht gjykata vlerëson se ekspertiza e ekspertit Besart Demaj, , duhet të kthehet në plotësim lidhur me sqarimin e pyetjeve të parashtruara nga e autorizuara e paditësit dhe nga gjykata”- tha Bekeri.
Plotësim ekspertiza, sipas gjyqtarit, do të përpilohet në afat prej 10 ditësh që nga momenti kur eksperti do ta pranoj vendimin. Kurse në lidhje me propozimin e Vokshit, për ekspertizë të re nga kjo lëmi, gjyqtari tha se pasi të përpilohet dhe elaborohet plotësim-ekspertiza, do të marrë vendim nëse do të përpilohet ekspertizë e re.
Eksperti ka thënë se në çdo rast për përpilimin e këtyre ekspertiza interesohen për të kuptuar nëse ka kontrata që përkojnë me kohën e përpilimit të ekspertizës dhe padyshim që do të merreshin si referencë krahasimore por që nga informacionet që ka marrë nga kompania ENK Group, ka marrë përgjigje që të gjitha kontratat kanë qenë në kohën kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër dhe se nuk ka kontrata të shit-blerjeve të viteve të fundit.
Në vitin 2009, Naim Berisha dhe Azem Salihu vendosën t’i bashkojnë mjetet e tyre me kompaninë “ENK Invest Group” SH.A. që vetëm se kishte filluar ndërtimin e objektit, që atë kohë flitej se do ishte mbi 40-katësh. Dy biznesmenë nga Prishtina blenë lokale në ndërtesën shumëkatëshe që po ndërtohej në qendër të Prishtinës.
Kontratat ishin nënshkruar me një kompani që udhëhiqej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndërsa investitori i ri që bleu aksionet nuk pranon t’i ofrojë lokalet e kontraktuara, mirëpo pretendon se mund t’ua kthejë paratë biznesmenëve. Të dhënat tregojnë që kontesti për këta biznesmenë është duke u endur në gjykatat e vendit për shumë vite.
Kur Gjykata e Prishtinës gjykoi çështjen e biznesmenit Salihu atij iu dha të drejtë. Një dosje e ngjashme për biznesmenin Berisha u gjykua ndryshe nga Gjykata e Prishtinës, e cila nuk i dha të drejtë këtij të fundit. Çështja është në Gjykatën e Apelit. Objekti për të cilin bëhet fjalë, që gjendet në lagjen “Pejton” të Prishtinës, ende nuk ka përfunduar.
Kjo çështje është kthyer në rigjykim nga Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale më . Hulumtimin e plotë të Kallxo.com lidhur me këtë çështje e gjeni në këtë LINK . Raportimet paraprake nga seancat e këtij rasti i gjeni duke klikuar këtu.
