ASK: Rritet numri i të punësuarve dhe fondi i pagave në sektorin e

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin maj 2026, duke paraqitur ndryshimet në qarkullimin, punësimin dhe fondin e pagave në këtë sektor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të ASK-së, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve gjatë muajit maj 2026 ka shënuar rënie prej 4,68 për qind krahasuar me muajin maj të vitit 2025.

Rritje të qarkullimit janë regjistruar në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 3,67 për qind, si dhe në veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 3,46 për qind.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, rënie të qarkullimit janë shënuar në sektorin e hoteleve me 1,55 për qind, në bar-restorante me 2,82 për qind, në transport dhe magazinim me 3,25 për qind, si dhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 21,81 për qind.

Sa i përket punësimit, ASK ka bërë të ditur se indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e shërbimeve ka shënuar rritje prej 4,42 për qind në maj 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja e numrit të punësuarve është evidentuar në të gjitha aktivitetet e përfshira në statistika.

Rritjen më të madhe e ka shënuar sektori bar-restorante me 5,84 për qind, i ndjekur nga veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 5,65 për qind dhe veprimtaritë botuese, prodhimi audio-vizual, transmetimi, telekomunikimi, programimi kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 4,63 për qind.

Rritje të punësimit janë regjistruar edhe në transport dhe magazinim me 2,86 për qind, veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 2,80 për qind, si dhe në hotele me 2,38 për qind. Ndërkaq, fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorët e shërbimeve ka shënuar rritje prej 16,43 për qind në maj 2026, krahasuar me majin e vitit paraprak.

Sipas ASK-së, rritja më e madhe e fondit të pagave është regjistruar në sektorin bar-restorante me 22,49 për qind, ndërsa pas tij janë veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 16,42 për qind dhe veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 16,29 për qind.

Rritje të fondit të pagave janë evidentuar edhe në sektorin e hoteleve me 15,21 për qind, në veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 14,80 për qind, si dhe në transport dhe magazinim me 13,30 për qind. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi