​Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave,

0%

Punëtorët e ndërmarrjes “Prishtina Parking” protestuan sot lidhur me mosdhënien dhe vonesën e pagave. Ata kërkuan pagën e muajit qershorit dhe 70 përqindëshin e pagës të asaj të gushtit të vitit 2025. Sipas tyre, nëse pagat nuk do të ekzekutohen para datës 5, do të protestohet çdo muaj.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Flamur Hajdari kërkoi zgjidhje edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke shtuar se nuk është kjo hera e parë që kanë probleme me paga. Hajdari: Kërkojmë pagat e muajit qershor “Arsyeja pse jemi mbledh sot është se, paga që u dashtë me u ekzekutuar, nuk është ekzekutuar ende.

Është data 7 sot, me kontratë kemi të drejtë deri me datën 5 me pritë. Pas datës 5, ende nuk është ekzekutuar. Arsyeja pse na mbledh sot… Nuk janë të gjithë, se disa i kemi lënë nëpër pika për shkak që mos me neglizhuar krejt punën, por sidoqoftë po presim sot gjatë ditës me u ekzekutuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qëllimi tonë është që t’i bëj thirrje edhe kryetarit, zotëri Përparim Ramës, që le të reflekton diçka ndaj ndërmarrjes tonë, e cila është… boll jemi në krizë. Nuk është hera e parë që kemi telashe për paga, por thuajse çdo muaj po e pret, a po del, a nuk po del”, tha Hajdari. Ndërsa anëtari i kësaj sindikate, Safet Zuka tha se kjo protestë ka qenë e paralajmëruar.

Zuka: I kemi dhënë ultimatum ndërmarrjes “Ne kemi pasur, kemi takime, kemi pasur takime të rregullta me sindikatë… me ndërmarrjen gjatë gjithë kohës. Edhe i kemi paralajmëruar, i kemi dhënë një lloj ultimatumi që në qoftë se ndalet rroga, nuk del në kohën e caktuar, ne do të ndërmarrim, që jemi t’u e bë këtë tash”, tha Zuka.

Punëtorët u shprehën të indinjuar pasi sipas tyre, ky problem po përsëritet dhe nuk po gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për pagat.

Burimi: Bota Sot