Klubet  e Kosovës më 14 korrik mësojnë kundërshtarët evropianë

0%

Federata Evropiane e Hendbollit ka konfirmuar të hënën ekipet që do të paraqiten në Kupën Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup). Gjithsej 54 skuadra do të garojnë në nivelin e tretë të garave kontinentale. Shorti për fazën e parë të garave do të tërhiqet më 14 korrik nga ora . Plot 44 skuadra do të fillojnë në raundin e dytë, që është fillestar.

Ndeshjet e këtij raundi do të luhen më 3/4 dhe 10/11 tetor. Në short, Samadrexha është në mesin e skuadrave bartëse. Ndërkohë Shqiponja, Istogu dhe Ferizaj janë në mesin e skuadrave jobartëse.

Burimi: Bota Sot