Instruktori i FIVB-së në Prishtinë

0%

Sot, në Ador Hotel në lagjen Arbëria të Prishtinës, ka filluar FIVB Coaches Course – Level II Volleyball, një nga programet më të rëndësishme ndërkombëtare për edukimin dhe avancimin profesional të trajnerëve të volejbollit.

Kursi, i cili do të zgjasë deri më 11 korrik, ka mbledhur trajnerë nga Kosova dhe vende të ndryshme, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në trajningun modern të volejbollit.

Hapjen zyrtare të kursit, në cilësinë e Drejtorit të Kursit, e bëri Valon Nikqi, i cili u uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe shprehu mirënjohjen për instruktorin e FIVB-së, Kristian Michailov, si dhe për të gjithë trajnerët pjesëmarrës. Ai theksoi rëndësinë që kanë këto kurse për ngritjen profesionale të trajnerëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të volejbollit në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ligjëratat po udhëhiqen nga instruktori i FIVB-së, Kristian Michailov, i cili gjatë pesë ditëve të kursit do të trajtojë tema të avancuara mbi metodologjinë e stërvitjes, zhvillimin e lojtarëve dhe aspektet bashkëkohore të trajningut.

Ky projekt organizohet nga Federata e Volejbollit e Kosovës, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe programit Olympic Solidarity, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e trajnerëve dhe ngritjen e cilësisë së volejbollit në Kosovë.

Burimi: Bota Sot