Punëtorët e “Prishtina Parking” në protestë, kërkojnë pagat e

0%

Punëtorët e ndërmarrjes “Prishtina Parking” kanë dalë në protestë për shkak të mospagesës së pagave. Protesta po mbahet në objektin e ndërmarrjes në rrugën “Musa Tolaj”, në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës, ku punëtorët kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Sipas organizatorëve, nëse kërkesat e punëtorëve nuk adresohen, mund të ndërmerren edhe masa të tjera sindikale. Punëtorët pritet të vazhdojnë protestën deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesat e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com