​Marrëveshje e përfunduar: ‘La Joya’ qëndron te Roma

0%

Paulo Dybala do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës. Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje të plotë me klubin për rinovimin e kontratës, ndërsa mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga drejtuesit e klubit italian. Palët kanë finalizuar edhe detajet e fundit që lidhen me bonuset, duke i hapur rrugë zyrtarizimit të marrëveshjes.

Trajneri Gian Piero Gasperini e ka konsideruar Dybalan një nga pikat kyçe të projektit të tij, pavarësisht problemeve fizike që e kanë shoqëruar argjentinasin gjatë sezonit. Për këtë arsye, ai kishte kërkuar nga pronarët e klubit, vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin. Dybala pati rol të rëndësishëm në rikthimin e Romës në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen vendimtare ndaj Veronës, ku verdhekuqtë siguruan fitoren dhe vendin e tretë në Serie A, ai ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës. Sezonin e kaluar, 31-vjeçari regjistroi 27 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe tetë asistime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, statistikat nuk pasqyrojnë plotësisht ndikimin e tij në lojën e Romës, pasi lëndimet ia kufizuan vazhdimësinë gjatë edicionit. Me rinovimin e kontratës, Dybala pritet të jetë një nga figurat kryesore të Romës në sezonin e ri, ku klubi kryeqytetas do të garojë edhe në Ligën e Kampionëve.

Burimi: Bota Sot