Sonte në orën zhvillohet sfida e fundit e fazës së 1/8-ve të Kupës së Botës 2026. Përballë njëra-tjetrës Zvicra dhe Kolumbia, dy kombëtare me ambicie të mëdha dhe me një objektiv të qartë: një vend mes tetë skuadrave më të mira të turneut. Zvicra mbërrin në këtë përballje me një formë mbresëlënëse.
Fitorja e fundit 2-0 ndaj Algjerisë i dha skuadrës së Murat Yakin një sukses historik: tre fitore radhazi për herë të parë në historinë e saj në Kupën e Botës. Seria e rezultateve pozitive është zgjeruar në shtatë ndeshje pa humbje, falë një mbrojtjeje të organizuar dhe një ekuilibri të madh në lojë. Në radhët e zviceranëve spikasin emra si Xhaka, Akanji, Ndoye, Vargas dhe Embolo.
Por një nga zbulimet më të mëdha të këtij Botërori është padyshim Manzambi. Mesfushori ofensiv i Freiburgut ka realizuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime, duke u kthyer në një nga kërcënimet kryesore për kundërshtarët. Përballë tyre është Kolumbia, një skuadër që ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë Botëror, duke luajtur ndeshje në të tre vendet organizatore.
Skuadra e trajnerit Néstor Lorenzo mbetet e fokusuar te objektivi historik. Pas fitores 1-0 ndaj Ganës, kombëtarja vjen me një mbrojtje të fortë, me tre ndeshje radhazi pa pësuar gol. Problemi kryesor mbetet efikasiteti në sulm. Kolumbia krijon shumë goditje drejt portës, por shpesh mungon saktësia në momentin final.
Lajmi i keq për amerikano-jugorët është dëmtimi i sulmuesit Córdoba, i cili do të humbasë pjesën e mbetur të turneut. Në vendin e tij pritet të rikthehet titullar Suárez, i cili kërkon golin e parë në këtë Botëror. Sfida në stadiumin e Vancouverit do të jetë përballja e pestë mes dy kombëtareve dhe e dyta në historinë e Kupës së Botës, pas duelit të vitit 1994, kur Kolumbia fitoi 2-0.
Zvicra kërkon rikthimin në çerekfinale pas më shumë se shtatë dekadash, ndërsa Kolumbia synon të përsërisë suksesin e vitit 2014. Ndeshja nis në orën .
