Aksident në zonën e ish-Kënetës, motori del nga rruga dhe përfundon

0%

Një aksident ka ndodhur natën e kaluar, në zonën e ish-Kënetës,. Aty një motor me dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në rrugën Vala e detit dhe sipas banorëve në zonë, aksidentet në këtë rrugë dhe të tjera përgjatë kanalit kryesor favorizohen dhe nga mungesa e ndriçimit publik dhe e sinjalistikës rrugore, probleme që prej vitesh shqetësojnë banorët e kësaj zone.

Burimi: Bota Sot