Një aksident trafiku në fshatin Lugbunar të Gjakovës çoi në zbulimin e një arme dhe municioni brenda një automjeti, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës , kur hetuesit e Trafikut Rajonal kanë dalë në vendin e një aksidenti me lëndime për të kryer ekzaminimet.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në automjetin e njërit prej pjesëmarrësve në aksident, Eduard Lleshi, 26 vjeç, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe 36 fishekë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe patrulla e Stacionit Policor në Gjakovë dhe Njësia e Hetimeve, të cilat kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.
Pas trajtimit mjekësor, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Eduard Lleshi është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
