Ekskluzive | Kanosën pronarin e pompës së derivateve në Zubin Potok,

0%

Është zbardhur identiteti i personit të dytë të dyshuar në rastin e kanosjes së raportuar disa ditë më parë në një pompë derivatesh në Zubin Potok, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, përveç Besnik Tahirit, 50 vjeç, Policia ka identifikuar edhe Hashim Brahimin, 52 vjeç, si të dyshuar në këtë rast.

Sipas hetimeve, incidenti kishte ndodhur më 2 korrik, rreth orës , në pompën e derivateve “SHERIFF OIL” në fshatin Zupç, ku dy të dyshuarit, pasi ishin furnizuar me derivate, dyshohet se kishin fyer dhe kanosur pronarin e pompës, A. Dragushën, 60 vjeç. Fillimisht ishte intervistuar vetëm njëri nga të dyshuarit, ndërsa identiteti i personit tjetër nuk ishte konfirmuar.

Pas veprimeve shtesë hetimore, më 6 korrik, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë edhe Hashim Brahimin, i cili është ftuar dhe intervistuar në stacion policor. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit. Rasti për veprën penale “Kanosje” mbetet nën trajtim nga organet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com