​Përleshje në Komoran, tre të lënduar, dy prej tyre u goditën me thikë

0%

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sonte në mbrëmje në Komoran. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës policia ka pranuar informatën për rastin dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dyshohet se dy prej tyre janë lënduar nga një mjet i mprehtë. “Të tre personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përleshjes.

Burimi: Bota Sot