Dorëhiqet drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK: Akuzon për mungesë

0%

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas pesë vitesh udhëheqje.

Përmes një njoftimi publik, ajo ka bërë të ditur se vendimi i saj erdhi pas, siç ka deklaruar, mungesës së bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe QKUK-së, si dhe për shkak të presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Berbatovci-Ukimeraj ka thënë se ka tentuar ta udhëheqë klinikën me profesionalizëm dhe transparencë, por sipas saj, rrethanat e krijuara kanë vështirësuar realizimin e përgjegjësive në interes të pacientëve dhe stafit mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë mandatit të saj, ajo ka përmendur disa projekte të realizuara, përfshirë funksionalizimin e qendrave të hemodializës në Rahovec dhe Podujevë, futjen e matjes së niveleve të barnave imunosupresive për pacientët e transplantuar, si dhe avancime në shërbimet e trajtimit të pacientëve me sëmundje të veshkave.

Ajo ka bërë të ditur se disa projekte kanë mbetur ende në proces, përfshirë shërbime të reja diagnostikuese dhe renovimin e hapësirave të Klinikës së Nefrologjisë. Drejtoresha në largim ka falënderuar stafin e klinikës për bashkëpunimin dhe ka theksuar se dorëheqja e saj është një vendim i marrë mbi bazën e përgjegjësisë profesionale.

Mimoza Berbatovci-Ukimeraj ishte emëruar në këtë pozitë përmes një konkursi publik dhe ka udhëhequr Klinikën e Nefrologjisë për dy mandate. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com