Vanessa Hudgens i bën dedikim të veçantë bashkëshortit për ditëlindje

0%

Aktorja dhe këngëtarja, Vanessa Hudgens, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj, ish-lojtarit profesionist të bejsbollit Cole Tucker, përmes një postimi emocionues. Në postim, ajo ndau një fotografi të përbashkët me bashkëshortin si dhe disa fotografi të tij. Në përshkrim, Hudgens shkroi: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që e vë botën time në lëvizje. Do të të dua përgjithmonë, zemër.

Jo, nuk jam sërish shtatzënë, kjo është thjesht një fotografi e ëmbël”. Urimeve iu bashkuan edhe fansat e saj, të cilët lanë komente si: “Çifti më i bukur”, “Gëzuar ditëlindjen”, “Njerëz të mrekullueshëm” dhe “Sa fotografi e bukur”. Kujtojmë se Hudgens në nëntor të vitit të kaluar solli në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Tucker.

Hudgens (36 vjeçe) dhe Tucker (29 vjeç) kanë tashmë një fëmijë së bashku, të lindur në korrik 2024. Çifti njoftoi shtatzëninë e tyre të dytë më 12 korrik të vitit të kaluar, pothuajse një vit pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi