Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në Podujevë.
Sipas policisë, pas dyshimeve për kultivim të kanabisit, janë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, të dy meshkuj kosovarë.
“Me datë , njësitë policore kanë realizuar një plan taktik, ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke u përkujdesur për një plantacion me 201 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa” , thotë Policia.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin janë marrë mostra të nevojshme nga bimët e mbjella, ndërsa, siç thuhet, pjesa tjetër e tyre është shkatërruar në vendin e ngjarjes.
“Po ashtu me qëllim të sigurimit të provave relevante për rastin, janë kryer dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve të lartcekur, me çrast në njërën nga to është gjetur një qese e vogël e mbushur me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë në peshë prej 1.7 gramë.
Në vendngjarje është bërë fotografimi dhe konfiskimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, ndërsa të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” , thotë Policia
