Prishtina transferon futbollistin Arjanit Fazlija

0%

Shpërndaje në: Arjanit Fazlija është futbollisti më i ri i Prishtinës. Fazlija së fundi luajti për Greuther Furth II, në nivelin e katërt të futbollit gjerman. Mesfushori me tipare defensive ka luajtur edhe për Leverkusenin U19, Hennef U17 dhe te të rinjtë e Viktoria Kolnit. 21-vjeçari ka një gol të shënuar në dhjetë paraqitje për Kosovën U21.

Ka ndeshje të luajtura edhe me Kosovën U19, U17 dhe U15. “Është nder për mua të luaj për këtë klub me histori të pasur dhe për tifozët e mrekullueshëm. Do të jap gjithçka për ekipin dhe kryeqytetin, në mënyrë që ta festojmë së bashku suksesin”, ka thënë Fazlija për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë si Artan Iljazi, Eurolind Avdimetaj, Anio Poçi e Kastriot Selmani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha