Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar më se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026, ku mesatarja e përgjithshme e arritshmërisë në nivel vendi ka dalë 48.35 për qind. Sipas Ministrisë, në test kanë marrë pjesë gjithsej 21,982 nxënës.
“Analiza e rezultateve sipas lëndëve tregon se arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën angleze 65.97%, Histori 62.23% dhe Gjuhë shqipe 54.63%. Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%”- thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit thekson se rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor.
Të premten, më , është mbajtur Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta në Kosovë. Sipas Ministrisë testi është mbajtur në 172 qendra të testimit dhe nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. Gjithsej në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës.
