Shpërndaje në: Albin Berisha është kthyer te skuadra e Ballkanit. Ballkani ka njoftuar të hënën se Berisha do ta vesh sërish fanellën portokallezi. 25-vjeçari nga Ballkani në vitin 2024 u transferua te klubi rumun, Petrolul për 230 mijë euro. Më pas vazhdoi te Hansa Rostocku në Gjermani e në Kapfenberg të Austrisë.
Qendërsulmuesi në Kosovë ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Lirinë dhe Malishevën. Karrierë ka bërë edhe te Laçi dhe Kukësi. Klubi suharekas gjithashtu ka njoftuar se ka transferuar edhe mbrojtësin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso.
