Shpërndaje në: Belgjika ka sfiduar të drejtën e sulmuesit amerikan, Folarin Balogun, për të luajtur në ndeshjen e 1/8 së finales që zhvillohet të martën në mëngjes. Federata belge ka thënë se ende nuk ka marrë asnjë vendim apo shpjegim nga FIFA për vendimin që Balogunit t’i kthehet me kusht suspendimi për një ndeshje për shkak të kartonit të kuq.
“Prandaj nuk ka alternativë tjetër përveçse të sfidojmë të drejtën e lojtarit për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë federata belge. Federata belge tha se FIFA e konsideroi korrespodencën e saj si ankesë dhe e hodhi poshtë atë për arsye teknike. “Që një apel të jetë i pranueshëm, rregulloret e FIFA-s përcaktojnë se vendimi i arsyetuar duhet t’i jetë komunikuar më parë apeluesit.
Ndërsa federata jonë po kërkonte thjesht shpjegime legjitime, vetë FIFA krijoi një apel dhe menjëherë siguroi që ai do të shpallej i papranueshëm. E gjithë kjo ndodhi ndërsa FIFA refuzoi njëkohësiht t’u përgjigjej kërkesave legjitime të federatës sonë”.
