SHBA – Belgjikë, ndeshja e dytë brenda pak muajsh

0%

Shpërndaje në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të arrijnë në çerekfinale të Kupës së Botës, për herë të parë që nga viti 2002. SHBA-ja synon fitore ndaj Belgjikës në ndeshjen që luhet në Seattle në ora të mëngjesit të së martë, sipas kohës në Kosovë. Nuk do të jetë përballja e parë e këtij viti mes këtyre përfaqësueseve.

Në mars, Belgjika mposhti 5:2 SHBA-në në miqësoren e luajtur në Atlanta. SHBA-ja ka qenë mbresëlënëse deri më tani në këtë Botëror. Skuadra e Mauricio Pochettinos që kryesoi Grupin D, eliminoi Bosnjë-Hercegovinën në 1/16 e finales. E mposhti 2:0, pavarësisht se luajti nga minuta e 64-t me dhjetë lojtarë. Belgjika ka bërë rrugë të vështirë.

Pavarësisht barazimit në dy ndeshjet e para në Grupin G, kundër Egjiptit dhe Iranit, Belgjika e drejtuar nga Rudi Garcia avancoi tutje si e para e grupit pas fitores 5:1 ndaj Zelandës së Re. Në 1/16 e finales, Belgjika e eliminoi Senegalin, ndonëse ishin duke humbur 2:0 deri në minutën e 85-të. Belgjika në Botërorin e vitit 2014 e kishte eliminuar SHBA-në në një të tetën e finales.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tetë vjet më parë, Belgjika përfundoi në vendin e tretë. Është arritja më e madhe e Belgjikës në Botëror.

Burimi: Koha