Pas hulumtimit të “Kallxo Përnime”, Spitali i Pejës inicion hetime të

0%

Një hulumtim i “ Kallxo Përnime ” i publikuar të dielën, më , shpërfaqi mungesën e pajisjeve mjekësore për operimin e prostatës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Hulumtimi zbuloi po ashtu që pacientët u referuan tek një barnatore specifike nga stafi i spitalit ndërsa çmimet mes barnatoreve kishin dallime deri në 300 euro për pajisje të njëjta.

Një ditë pas transmetimit të hulumtimit, më , ka reaguar Spitali i Pejës. Spitali është distancuar plotësisht nga veprimet e mjekëve që orientojnë pacientët drejt operatorëve ekonomikë privatë, duke theksuar se një praktikë e tillë nuk përfaqëson institucionin. Ndërsa kanë njoftuar se kanë iniciuar rast për identifikimin e mjekut të dyshuar.

“Njëkohësisht, theksojmë se Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka asnjë politikë, udhëzim apo praktikë institucionale që autorizon mjekët apo stafin tjetër të orientojnë pacientët për të blerë barna ose materiale shpenzuese në ndonjë barnatore apo operator ekonomik të caktuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çdo veprim i tillë, nëse provohet se ka ndodhur, nuk përfaqëson qëndrimin e institucionit dhe përbën përgjegjësi individuale të personit që e ka ndërmarrë” – thuhet në reagim. “Menjëherë pas pyetjeve nga ky medium ku u njoftuam për rastin, menaxhmenti i Spitalit ka iniciuar procedurat e verifikimit të të gjitha rrethanave të rastit.

Në kuadër të këtij procesi do të analizohen të gjitha faktet, deklaratat dhe provat relevante. Nëse konstatohen shkelje të detyrimeve profesionale, etike apo administrative, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi” – deklaron menaxhmenti i Spitalit të Përgjegjshëm në Pejë.

Spitali është deklaruar edhe për mungesën e pajisjeve dhe barnave për operimin e prostatës. Menaxhmenti i këtij institucioni shëndetësor ka fajësuar nivelin qendror. “Sa i përket materialeve mjekësore të përmendura në kronikë, sqarojmë se mungesa e tyre nuk ka qenë pasojë e vendimeve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, por ka ardhur si rezultat i mungesës së furnizimit.

Për disa nga produktet e përmendura nuk ka pasur kontratë aktive të furnizimit nga nivel qendror, ndërsa disa produkte nuk kanë qenë pjesë e furnizimeve të administruara nga institucioni. Kjo situatë ka ndikuar në mosdisponueshmërinë e këtyre materialeve” – thuhet në reagimin e spitalit. Hulumtimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Burimi: Kallxo