Turqia i pret liderët e shteteve anëtare të NATO-s me limuzina

0%

Dhjetë versione limuzinash të dizenjuara posaçërisht të automjeteve Togg të prodhuara në Turqi janë përgatitur për të transportuar udhëheqësit gjatë Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s në Ankara. Samiti i 36-të i NATO-s konsiderohet një takim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e aleancës dhe arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë.

Zyrtarët turq e përshkruajnë atë si një samit që zhvillohet në një “epokë pasigurish”, ndërsa synon të forcojë koordinimin mes aleatëve. Ndryshe, Turqia do të jetë mikpritëse e një samiti të NATO-s për herë të parë pas 22 vitesh. Një nga temat kryesore të diskutimit pritet të jetë ndarja e barrës mes vendeve anëtare të aleancës. /AA

Burimi: Telegrafi