Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete. Elezaj theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës , ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin ”, ka thënë Elezaj.
