Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë

0%

“Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër”, shkruan nga vendngjarja, agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Që nga ditët e para të organizimit të protestave kundërqeveritare në Tiranë, në mbështetje të tyre janë organizuar një numër protestash edhe nga diaspora shqiptare në Zvicër.

Sot, një protestë e tillë është mbajtur në Bernë, në sheshin kryesor të qytetit, në Bundesplatz (sheshi para Prlamentit Federal) , shkruan albinfo.ch. Këtij demonstrimi të mërgatës shqiptare i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat zvicerane, mes të cilave edhe agjencia e madhe e lajmeve Keysrtone-SDA, e cila ka raportuar nga ngjarja.

“Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër. Rreth njëqind njerëz treguan solidaritetin e tyre me lëvizjen protestuese në Bernë të shtunën. Diaspora shqiptare në Zvicër bëri thirrje për demonstratë në Bundesplatz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë në Tiranë dhe reforma kushtetuese, duke përfshirë një kufizim të mandatit të kryeministrit. Shumë shqiptarë të gjeneratës së dytë që jetojnë në Zvicër ndiejnë përgjegjësinë për të ngritur zërin e tyre, thuhej në thirrjen për veprim.

“Ata përjetojnë përfitimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe janë të përkushtuar për forcimin e vlerave themelore demokratike, sundimin e ligjit dhe transparencën edhe në Shqipëri”, thuhet në artikull. “Shqipëria më përket edhe mua”, shkruhej në një nga pankartat e punuara me dorë në demonstratë, raportohet nga një korrespondent i agjencisë së lajmeve Keystone-SDA.

Protestat në Shqipëri drejtohen kundër një projekti turistik luksoz në një rezervat natyror. Projekti po drejtohet nga një kompani në pronësi të dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ambientalistët kanë frikë se projekti mund të shkaktojë dëme afatgjata në ekosistemin e ndjeshëm në Deltën e Vjosës në bregdetin Adriatik.

Zona në fjlë është, ndër të tjera, vendndodhja e vendeve të pushimit dhe shumimit të flamingove, prandaj mediat po i referohen asaj si “Revolucioni i Flamingove”, përfundon Keystone-SDA. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com