Botërori 2026 vazhdon sonte me dy super ndeshje

0%

Botërori 2026 rikthehet sot me dy përballje interesante në kuadër të fazës së 1/8 së finales, ku katër kombëtare synojnë një vend mes tetë më të mirave të turneut. Në qendër të vëmendjes është derbi iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, që zhvillohet nga ora .

Përballja mes këtyre dy rivalëve pritet të jetë një nga ndeshjet më të forta të këtij Botërori, me yje si Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal që synojnë ta udhëheqin kombëtaren e tyre drejt çerekfinales. Më pas, nga ora , nikoqiri i turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballet me Belgjikën në një duel ku vendoset bileta e fundit për çerekfinale.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, duke u dhënë tifozëve mundësinë të ndjekin nga afër një tjetër sfidë të madhe të Botërorit. Fituesi i derbit Portugali–Spanjë do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes SHBA–Belgjikë, duke premtuar një tjetër duel spektakolar në rrugën drejt trofeut të Kupës së Botës 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot