Brazili u trondit në fazën 1/8 të Botërorit. Skuadra e Karlo Ançelotit u eliminua nga Norvegjia, që fitoi me rezultatin 2-1. Ndeshja për Brazilin mund të merrte tjetër drejtim, nëse Guimaresh do të shënonte penalltinë në pjesën e parë. Ky i fundit e mori përsëripër, edhe pse të gjithë prisnin që ta godiste Vinicius. Ançeloti i çuditi të gjithë në konferencë për shtyp.
Kjo pasi la të kuptohet se Vinicius nuk ishte as në “Top 5” lojtarët që godasin penalltinë te Brazili. “Vendimi u mor pasi kemi mbledhur statistikat e një viti për lojtarët tanë, si edhe për ata kundërshtarë. Gjuajtësi ynë më i mirë është Nejmar, më pas vijnë Igor Tiago, Rafinja, Bruno Guimaraesh dhe në fund Martineli.
Zgjodhëm Brunon sepse e konsideronim lojtarin më të përshtatshëm në fushë për ta ekzekutuar atë penallti ”, u shpreh Ançeloti. Trajneri italian po mendon tashmë për të ardhmen: “Duhet ta shohim një humbje si kjo si fillimin e një rruge të re. Duhet të gjejmë ide të reja. Për Brazilin ky nuk është fundi, por fillimi i një cikli të ri.
E jetoj këtë pasion, e kam jetuar që kur isha djalë i vogël dhe, për sa kohë që ky pasion do të mbetet, dua të vazhdoj”.
