Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, gjobë

0%

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar dy Jet Ski në Sarandë. Gjatë patrullimit në zonën e Gjirit të Sarandës, u konstatuan një mjet lundrues Jet Ski që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin.

Gjithashtu, po gjatë patrullimit, në zonën e Gjirit të Ksamilit, u konstatua edhe një tjetër Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në kundërshtim me rregullat e lundrimit. Në përfundim të veprimeve administrative, të dy mjetet lundruese u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës. Ndërsa ndaj poseduesve, shtetasve R. A. dhe R.

P., u vendosën masa administrative me vlerë 500.000 lekë të rinj, secilit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot