Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar kryetarët e Gjykatave të Supremes, Apelit, Administratives, Komerciales dhe Themelores në Prishtinë, që të ndërmarrin masa për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në Pallatin e Drejtësisë. Tashmë iu mbetet kryetarëve të gjykatave në Pallatin e Drejtësisë, që në bazë të vlerësimit të mund të reduktojnë ose pezullojnë punën.
Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi pavarësisht nga vlerësimi i kryetarëve, tha se mund të vendosin për reduktimin apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes.
“Autorizojmë kryetarët e Gjykatës Supreme, së Apelit, Komerciale, Themelore dhe Administrative që të vlerësojnë kushtet e punës, gjendjen e temperaturave të larta dhe pavarësisht nga vlerësimi të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes” , tha Thaçi. Ai tha se gjendja në Pallatin e Drejtësisë është alarmante dhe e patolerueshme.
“Unë që nga 2017 kam qenë pjesë e punës në Gjykatën e Apelit dhe Supreme dhe gjendja është alarmante, është e papranueshme, e patolerueshme. Më nuk po flasim për kushtet e punës po flasim për jetën e njerëzve, është detyrim i joni që të sigurojmë të paktën mos të pësojnë me shëndet. Në ora 11 mendojnë se a munden me mbijetua deri në ora ”, tha ai.
