50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’, Gjykata lë në burg të

0%

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Granit Pepnikës, i cili u arrestua pak ditë më parë në Dhërmi, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Sipas A2CNN, i njëjti bashkë me dy të tjerë, u vunë në pranga të premten në zonën e Drimadhës, pas zhvillimit të operacionit policor të koduar “Rrjetet”, i organizuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, që lidhet me 50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’.

Aksioni kishte si objektiv goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre. Ndërkohë, raportohet se hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot