Një armë zjarri, e cila ishte raportuar si e vjedhur rreth dy javë më parë, është gjetur në mënyrë të pazakontë në oborrin e një shtëpie, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti lidhet me një vjedhje të rëndë të raportuar më .
Sipas burimeve, më 5 korrik, rreth orës , P.G., 72 vjeçar është paraqitur në Stacionin Policor në Deçan, duke njoftuar se armën e raportuar më herët si të vjedhur e kishte gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, të fshehur në një grumbull drush zjarri.
Pas raportimit, hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar se si arma përfundoi në oborrin e shtëpisë dhe për të identifikuar personat përgjegjës për vjedhjen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
