Tuchel në dilemë

0%

Thomas Tuchel po përballet me një tjetër problem të madh në përzgjedhjen e formacionit për ndeshjen kundër Meksikës, pasi mbrojtësi Djed Spence është në dyshim për shkak të një dëmtimi. Sipas raportimeve, lojtari i Tottenhamit vështirë se do të jetë titullar në stadiumin “Azteca”.

Spence u rikthye në stërvitje të shtunën, por nuk është ende në gjendje optimale, sidomos pasi u detyrua të largohej nga loja në ndeshjen ndaj Kongos për shkak të një paraqitjeje të vështirë. Ndërkohë, edhe Reece James mbetet një tjetër shqetësim për Tuchel, pasi nuk ka qenë në gjendje të stërvitet normalisht dhe është në dyshim për sfidën.

Trajneri i Anglisë ka përjashtuar mundësinë që Declan Rice të luajë në krahun e djathtë, pavarësisht se e kishte përdorur në atë rol në ndeshjen e fundit. Në vend të tij, opsionet përfshijnë rikthimin e Jarell Quansah, i cili është rikuperuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe është kthyer në stërvitje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tuchel ka deklaruar se Rice do të qëndrojë në mesfushë dhe mund të përdoret në mbrojtje vetëm në fund të ndeshjes si zgjidhje emergjente. Ai theksoi se beson në zgjidhjet që ka në dispozicion, pavarësisht mungesave në atë pozicion. Përveç problemeve sportive, ndeshja Meksikë–Angli mund të ndikohet edhe nga moti, pasi në Mexico City janë parashikuar stuhi të forta me shira dhe vetëtima.

Sipas rregullores, në rast se një stuhi afrohet pranë stadiumit “Azteca”, ndeshja mund të pezullohet për të paktën 30 minuta deri në kalimin e rrezikut.

Burimi: Bota Sot