Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë

0%

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i një prej imazheve të festimeve.

Në një moment, Hassan u pa të ngrinte flamurin e Palestinës dhe i dedikoi kualifikimin e skuadrës së tij popullit egjiptian dhe atij palestinez. ‘Zemra dhe shpirti im janë me ta ’-u shpreh ai Në një moment të parë u ngritën dyshimet për një sanksion të mundshëm nga ana e FIFA të trajnerit egjiptian.

Por gjithsesi, qeveria e futbollit botëror vendosi të mos marrë asnjë masë. ‘Flamujt që përfaqësojnë të 211 federatat anëtare të FIFA janë të lejuara në turnetë e organizmit dhe tifozët mund ta shpalosin në bazë të normave të stadiumit dhe Kodit të Sjelljes në Impiante të FIFA’-shpjegoi qeveria e futbollit botëror në një komunikatë për Associated Press.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, Hossam Hassan do të mund të jetë në pankinën e Egjiptit në ndeshjen e 1/8 të finaleve ndaj Argjentinës që do të luhet në 7 korrik në Mercedes Benz Stadium të Atlantës.

Burimi: Bota Sot