Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia

0%

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje edhe ndaj Sllovakisë. Pas humbjes shokuese nga Shqipëria, “Dardanët” pësuan sërish – këtë herë me rezultat 86-83 ndaj sllovakëve. Sllovakia e nisi shumë më mirë për ta mbyllur me 11 pikë dallim çerekun e parë (33-22).

Kosova e ngushtoi këtë diferencë, për ta mbyllur çerekun e dytë me tre pikë përpara 17-20, pra pjesa e parë përfundoi me rezultat 50-42 në të mirë të vendasve. Tutje, Kosova e mbylli edhe çerekun e tretë me një pikë epërsi 20-21, por nuk kishte fuqi për të arritur përmbysjen në çerekun e fundit, ku sllovakët ruajtën rezultatin 16-20.

Drilon Hajrizi ishte më i dalluari me 20 pikë, ndihmuar nga Divine Myles me 17 sosh, kurse te Sllovakia u dallua Matus Hronsky me 20 sosh. Kësisoj, Kosova renditet në pozitën e dytë me pesë pikë, aq sa ka edhe Shqipëria ndërsa Sllovakia avancon tutje me tetë sosh./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi