Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta, përcjell KosovaPress.
Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV. Sipas IHK-së, të hënën dhe të martën mundësi për riga lokale shiu kryesisht te izoluara.
Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve sezonale në bujqësi. Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat vende-vende mund te sjellin ndonje rigë lokale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s. Ditën e martë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranesirat gjate dites , kryesisht pasdite mund te sjellin ndonje rigë.Temperaturat minimale do të jenë 10deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet 26 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s. Ditën e enjte parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s. Ndërsa, të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s Kushtet agrometeorologjike Gjatë kësaj jave do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e moderuara dhe vlerat relativisht të ulëta gjatë natës do të krijojnë kushte të mira për rritjen dhe zhvillimin e kulturave pranverore, perimeve dhe pemëtarisë.
Reshjet e lehta lokale të parashikuara të mërkurën pritet të freskojnë shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse në shumicën e rajoneve nuk do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve. Për këtë arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, sidomos në kulturat perimore dhe sipërfaqet e mbjella në toka me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë.
Në shumë rajone të Kosovës kanë filluar korrje-shirjet e grurit. Kushtet e motit gjatë javës do të jenë kryesisht të përshtatshme për zhvillimin e këtyre punimeve, me ndërprerje të mundshme vetëm lokalisht të mërkurën, për shkak të rigave të shkurtra të shiut. Kushtet biometeorologjike Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë.
Temperaturat e këndshme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe mungesa e vapës ekstreme, do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve. Personat me sëmundje kronike pritet të kenë më pak shqetësime krahasuar me periudhat me temperatura të larta.
Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV.
