Arsimi nga Çegrani synon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Skuadra shqiptare është përforcuar me futbollistin Salvatore Ribaundo. “KF Arsimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e parë në këtë afat kalimtra, sulmuesin anësorë Salvatore Ribaundo!
Italiani 21 vjeçar hapat e parë i ka bërë në akademinë e Palermos, plotë pesë vite ka qenë protagonist në akademinë e Parmës, ka pasur aventura në Itali edhe me Avezzano e Chieri, Brerën në Maqedoni, Lushnjën në Shqipëri dhe Real Avila në Spanjë. Ribaudo ka qenë pjesë edhe e kombëtares italiane deri në moshën 15 vjeçare.
Me cilësitë e tij, ai vjen për të sjellë fantazi dhe vlerë të shtuar në fushë me fanellen tonë!: , ka njoftuar KF Arsimi.
