Content creator, Megi Elezi e ftuar në emisionin L’America u shpreh se Franca është një nga pretendentet për të fituar botërorin. Elezi shtoi se edhe pse ndaj Paraguajit nuk bëri një nga ndeshjet më të mira, sërish Franca ka një nga sulmet më të mirë të botërorit. “Sipas ndeshjeve që ka bërë dhe Franca, ka patur ndeshje shumë të mira. Ka një nga sulmet më të mirë të botërorit.
Normalisht me Paraguajin duke qenë se edhe ekipi kundërshtar kishte ardhur me një strategji. Ndeshja që bëri dje, nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të Francës. Por mendoj se është një pretendentët për ta fituar këtë kampionat“, tha Elezi.
