Shqetësime për Kolumbinë para ndeshjes me Zvicrën

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Kolumbisë po përballet me një shqetësim të madh para ndeshjes ndaj Zvicrës. Në kampin e Kolumbisë është shpërndarë një grip, derisa ka prekur disa futbollistë. “Blick” ka shkruar të dielën se disa futbollistë të Kolumbisë për shkak të gripit nuk janë ndier mirë gjatë ndeshjes së 1/16 së finales ndaj Ganës.

Disa prej futbollistëve nuk ishin në gjendje të jepnin maksimumin. Ylli i Kolumbisë, James Rodriguez, ka folur për këtë çështje. Ai ka deklaruar se shumë prej futbollistëve janë të prekur nga gripi. “Ka një virus të vazhdueshëm që qarkullon dhe shumë prej nesh janë të prekur.

Tani jemi plotësisht të përqendruar në ndeshjen ndaj Zvicrës”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit dhe Bayern Munchenit. Kolumbia të martën përballet me Zvicrën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha