Pronari i Clujit sqaron spekulimet për Korenicën

0%

Shpërndaje në: Pronari i Clujit, Ioan Varga, ka sqaruar situatën e reprezentuesit të Kosovës, Meriton Korenica, pas informacioneve të fundit në lidhje me interesimin nga Monza, FCSB-ja dhe Rapidi i Bukureshtit. Varga në një intervistë për “Gazeta Sporturilor” ka deklaruar se ende nuk kanë pranuar ofertë për Korenicën. Ai ka treguar çmimin me të cilin do ta lejonte largimin e Korenicës.

“Ne nuk morëm asnjë ofertë, askush nuk na ka kontaktuar. Dhe, në fund të fundit, Korenica nuk largohet aq lehtë. Ai nuk është në shitje, përveç nëse ofrohet çmimi i duhur, pra 2 milionë euro. Përndryshe, nuk ka asgjë për të biseduar. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Rumani”, ka thënë 67-vjeçari. 29-vjeçari Korenica me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Pjesë e klubit rumun është nga viti 2024. Sulmuesi i krahut të majtë ishte prej futbollistëve kryesor te Cluji edicionin e kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha