Shpërndaje në: Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, e ka cilësuar të vështirë ndeshjen ndaj Meksikës. Anglia të hënën nga ora e mëngjesit përballet me Meksikën në 1/8 e finales. Ndeshja do të luhet në Mexico City. Henderson e vlerëson maksimalisht Përfaqësuesen e Meksikës. “Nuk ka asgjë më të mirë ose më të madhe sesa të luash kundër Meksikës në Mexico City.
Është një rast i jashtëzakonshëm për të gjithë. Meksika është një skuadër shumë e mirë. Do të jetë provë vërtet e vështirë, por të gjithë mezi presin të luajnë këtë ndeshje”, ka thënë 36-vjeçari. Meksika nuk ka pranuar ende gol në Botëror, derisa i ka fituar të katër ndeshjet e deritashme. Meksika në kuadër të 1/16 së finales e eliminoi Ekuadorin duke e mposhtur me rezultatin 2:0.
Ndërsa Anglia fitoi ndaj Kongos me rezultatin 2:1.
