Trump bisedon me telefon me Putinin dhe Zelenskyn

0%

Këshilltari në Kremlin, Juri Ushakov, bën të ditur se Vladimir Putin dhe Donald Trump diskutuan metelefon për mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë. Bidesimet janë zhvilluar në prag të festimeve të Pavarësisë së Amerikësdhe në prag të pjesëmarrjes së Trumpit në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Putin i paraqiti Presidentit amerikan qëndrimet e tij për situatën aktuale në Ukrainë. Por pala ruse nuk ka saktësuar se cilat janë këto qëndrime dhe nëse kanë ndryshuar mendimet lidhur me mundësinë e fundit të luftës. Pala ruse thotë se gjatë bisedës 85-minutëshe u diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me Iranin dhe rajonin e Gjirit.

Biseda me Zelenskyn Më herët, edhe Presidenti ukrainas Zelensky njoftoi se kishte biseduar me Trumpin. Në një postim në platformën X, ai e cilësoi telefonatën si “shumë të mirë”, duke thënë se të dy liderët diskutuan për luftën në Ukrainë, situatën në vijën e frontit dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. “Ekziston perspektiva për t’i dhënë fund kësaj lufte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendosmëria e SHBA-së është vendimtare”, theksoi Zelensky, duke falënderuar Uashingtonin për mbështetjen në mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Sipas tij, ai dhe Trump ranë dakord të vazhdojnë bisedimet gjatë samitit të NATO-s në Ankara, ku pritet të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare, përfshirë edhe Kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Negociatat e bllokuara dhe vazhdimi i luftës Megjithatë, negociatat mes Moskës dhe Kievit për përfundimin e luftës, që po zgjat më shumë se katër vite, mbeten të bllokuara. Rusia kërkon tërheqjen e forcave ukrainase nga e gjithë rajoni i Donjeckut, ndërsa Ukraina e refuzon këtë kërkesë. Ndërkohë palët kanë vazhduar sulmet ndaj njëra – tjetrës.

Ukraina kreu gjatë natës së të shtunës një valë të gjerë sulmesh me dronë ndaj territorit rus, duke vënë në shënjestër veçanërisht Shën Petersburgun. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar pothuajse 500 dronë. Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin, tha se 62 dronë u rrëzuan pranë kryeqytetit rus.

Sipas autoriteteve ruse, nga sulmet humbën jetën dy persona – një në rajonin kufitar të Brjanskit dhe një tjetër në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Nga ana tjetër, Zelensky deklaroi se forcat ukrainase goditën infrastrukturë nafte në porte që gjenerojnë të ardhura për financimin e luftës ruse, si dhe kryen sulme të suksesshme ndaj bazës detare në Kronstadt pranë Shën Petersburgut, të cilën e cilësoi si një objektiv të rëndësishëm ushtarak. Sulmet ukrainase erdhën pas një sulmi të rëndë rus ndaj Kievit të enjten, ku u vranë 30 persona.

Të premten në mbrëmje, një tjetër sulm rus ndaj qendrës së qytetit Sumy shkaktoi të paktën katër viktima dhe 33 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase. Ndërkohë, Ukraina mohoi raportimet ruse se forcat e Moskës kishin marrë nën kontroll qytetin strategjik Kostjantynivka në lindje të vendit. Më parë Rusia ka pohuar të kundërtën. / DW

Burimi: Bota Sot