Xhaka merr vendim të papritur

0%

Futbollist Agon Xhaka ka marrë vendim të papritur, duke u larguar nga Malisheva, nënkampion i Kosovës. Xhaka ka bërë të ditur vendimin përmes profilit të tij në facebook. “Pas pesë vitesh të mbushura me punë, sakrificë, emocione dhe kujtime të paharrueshme, ka ardhur momenti të mbyll kapitullin tim me FC Malisheva.

Dua të falënderoj nga zemra drejtuesit e klubit për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, stafin teknik për përkushtimin, bashkëlojtarët me të cilët ndamë sfida, fitore dhe momente që do t’i kujtoj gjithmonë, si dhe çdo punëtor të klubit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e FC Malishevës.

Mbështetja, dashuria dhe besimi juaj kanë qenë motivim në çdo ndeshje. Ishte nder dhe krenari të mbroja ngjyrat e këtij klubi për pesë vite. Largohem me zemër plot mirënjohje dhe krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku. FC Malisheva do të mbetet gjithmonë një pjesë e veçantë e jetës dhe karrierës sime. Ju faleminderit për gjithçka!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ju uroj suksese të mëdha në të ardhmen”, ka bërë të ditur Xhaka.

Burimi: Bota Sot