Një 31-vjeçar ka përfunduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan pasi u vetëlëndua me një pushkë ajrore, ndërsa arma iu sekuestrua nga Policia, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A. Ahmetxhekajn (32-vjeç).
Sipas burimeve, ai ishte paraqitur në QKMF me një plagë në gishtin e dytë të këmbës së majtë, e cila, sipas deklarimit të tij, ishte shkaktuar nga një shkrepje aksidentale e pushkës ajrore. I dyshuari ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur rreth orës në Bjeshkën e Roshkodolit, ku, për shkak të pakujdesisë, arma i ishte shkrepur duke e goditur në këmbë.
Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit. Më pas, njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar pushkën ajrore të përdorur në incident. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprat “Vetëlëndim” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa A.
Ahmetxhekaj është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
