Ekskluzive | I kërkoi të miturës foto intime dhe e kërcënoi me

0%

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shantazhuar një vajzë të mitur, duke i kërkuar fotografi dhe video intime nën kërcënimin se do t’i publikonte materialet që posedonte, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ramadan Gjetën (28-vjeçar), ndërsa viktimë është një e mitur 14-vjeçare nga Ferizaj.

Sipas burimeve, rasti ishte raportuar më 26 qershor, pasi familjarët e vajzës kishin njoftuar Policinë se një person i panjohur i kishte dërguar kërkesë për miqësi në rrjetet sociale.

Më pas, duke përdorur llogari me emra të rremë, ai kishte komunikuar me të miturën dhe e kishte kërcënuar se do t’i publikonte disa fotografi intime nëse nuk i dërgonte materiale të tjera me përmbajtje intime. Pas denoncimit, Policia, në koordinim me Prokurorin për të Mitur, inicioi rastin për veprën penale “Shtrëngim” dhe nisi hetimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë veprimeve hetimore u intervistuan e dëmtuara dhe një dëshmitare, ndërsa hetuesit arritën ta identifikojnë personin e dyshuar. Më 4 korrik, Ramadan Gjota u ndalua në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku u arrestua dhe më pas u shoqërua në Stacionin Policor në Ferizaj.

Siç mëson Sinjali, gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ai pranoi se kishte komunikuar me të miturën, se i kishte kërkuar fotografi dhe video intime, si dhe se i kishte dërguar asaj fotografi intime të tij. Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com